pd

Partia Demokratike ka dorëzuar listat zyrtare në KQZ, ku në dokumentin përkatës disa nga kandidatët e saj të listës së mbyllur figurojnë të regjistruar si përfaqësues të partive aleate.

Kjo manovër ka për qëllim përfitimin e fondeve publike të alokuara për partitë parlamentare.

Emrat e përfshirë:

Dibër

• Denisa Vata: Kryetare e degës së PD-së në Mat. Regjistruar si kandidate e Partisë Lëvizja Legalitetit.

Tiranë

• Klevis Balliu: Shef Organizimi në PD dhe drejtues politik në Njësinë 3. Regjistruar si kandidat i Frymës së Re Demokratike (FRD).

• Besart Xhaferri: Kryetar i FRPD-së. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat.

Shkodër

• Greta Bardeli: Deputete aktuale e PD-së. Regjistruar si kandidate e Partisë Demokristiane.

Vlorë

• Atird Hoxha: Kryetar i degës së PD-së në Vlorë. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar.

Qëllimi i Skemës

Të gjithë kandidatët e mësipërm janë përfaqësues të qartë të PD-së: Greta Bardeli është deputete aktuale, Besart Xhaferri kryeson forumin rinor të partisë, ndërsa Klevis Balliu ka dalë nga primaret e PD-së.

Kjo manovër ka për qëllim përfitimin e fondeve publike të alokuara për partitë parlamentare.

HILJA e PD/ Balliu, Xhaferri, Bardeli dhe Atird Hoxha KANDIDOJNË nën

Pas përfundimit të zgjedhjeve, me zgjedhjen e këtyre individëve si deputetë, partitë që ata përfaqësojnë formalisht do të përfitojnë automatikisht nga buxheti i qeverisë për partitë parlamentare.

Ky veprim cilësohet si një mënyrë e papranueshme dhe manipulative për të marrë fonde publike në favor të partive të vogla joaktive, duke përdorur kandidatët e PD-së si mekanizëm për të arritur këtë qëllim./Vna