
Ndërsa prezantoi të ftuarit e mbrëmjes në “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu u ndal te një foto e vjetër e Emin Barçit. I veshur me xhup inkiliti, flokë të gjatë dhe syze, të dy nisën të komentonin me humor e batuta imazhin e vjetër. Ndërkohë në ekranin pas shpinës së moderatorit, u shfaq edhe një foto e vjetër e tij ku duket shumë ndryshe nga sot, të cilën Fevziu e komentoi me humor.
Blendi Fevziu: Ja më nxorën edhe mua me flokë. Hiqe aman se e ke zmadhuar edhe foton, duket tmerr.