Reperi Noizy ka “shpërthyer” ashpër ndal Luana Vjollcës dhe emisionit të saj.

Ai me anë të një reagimi në rrjetet sociale, kërkoi që mos përfshihet më në lojën “Paintball” në programin e saj “Zemër Luana”.

Ky reagim i Noizyt erdhi pas emisionit të mbrëmshëm, ku të ftuar ishin Matolale dhe Marin, të cilët në lojën e “Paintball” qëlluan foton e Noizyt duke thënë “Noizy bën zhurmë pa lidhje” dhe “ua ka futur pas shpine”.

“O @luanavjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra 🤭

ket mund ta thoja dhe privat po ajd mo..

Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se Cfar ndodh me rrepistat me Vone ste plas bytha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me ber fam në tiktok, Hiqe foton time nga aty se sjam ngara me klysha” shkruan Noizy.

“Paitball” është një lojë ku emra të ndryshëm artistësh shqiptarë vendosën në një tabelë dhe pjesëmarrësit në emision, duhet të përgjigjen duke shënjestruar me një pistoletë me bojë foton e njërit prej tyre.