Akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ka lëshuar kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Durrësi.
Sipas Berishën, Rama po mashtron pensionistët, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme.
“E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët.
Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro.
Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.
Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë”, ka thënë Berisha.
Kreu i PD-së, i ka bërë thirrje Ramës që të ndalë vjedhjet.
“Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro.
Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve.
Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë.
Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve”, ka thënë më tej Berisha.