Policia njoftoi me bujë dje se kishte arrestuar në flagrancë një “hajdut makinash” pasi ai kishte vjedhur një Range Rover.

Ardian Hamalli u kap teksa po tentonte gë largohej pasi hipi në një makinë Range Rover.

Por Hamalli nuk ishte një hajdut klasik. Madje, as eshe hajdut siç tregon aktivisti i njohur Redon Meksi.

Ardiani është një persona me probleme të shëndetit mendor që kërkon trajtim.

Në thelb duket një histori e  ngjashme me Jetnor Zhabollin që duke menduar se dëgjonte zhurma “burgosi” familjen.

Postimi i Redon Meksit:

Ky eshte Kuqo.

Kuqo eshte nje person me probleme mendore, i njohur nga gjithe lagjia ime. Normalisht eshte i qete e spara bezdis njeri, ama njehere ne kaq kohe kthehet i “dhunshem” (pa rrezikuar shendetin e askujt) .

Eshte shoqeruar disa here nga policia , e cila brenda 2-3 oreve e ka kthyer perseri ne lagje sepse ska cti bej.
E thene shkurt, kuqoja ska asnje faj sepse ska pergjegjesi per veprimet e tij, pasi ai nuk eshte I afte te kuptoj qe po kryen nje veper penale.

Pra ketu ne atdheun tone ska asnje institucion qe realisht dhe profesionalisht te trajtoje e te izoloje (ne raste te nevojshme) kete kategori personash.
Keta persona mos sot , neser mund te kthehen ne nje rrezik real per arsye nga me te ndryshmet, e mos trajtimi I tyre eshte pergjegjesi e drejt per drejte e atyre qe kane per detyre trajtimin dhe mbikqyrjen e tyre.