Dashi

Ka rrezik që gjatë ditës së sotme të përballeni me disa të papritura që do ju stresojnë pafund. Asgjë nuk do ju ec ashtu si keni dashur. Nëse jeni në një lidhje dhe keni planifikuar çdo gjë ka mundësi që gjithçka të rrëzohet dhe të fillojnë problemet mes jush dhe partnerit. Shpesh do ndiheni të pafuqishëm për ta ndryshuar situatën. Ju beqarët do preferoni një marrëdhënie harmonike dhe pa të meta, çka nuk do mund t’iu realizohet sot. Në punë mund të acaroheni me disa kolegë të cilët i keni pasur gjithmonë inat. Për çdo gjë ata do ju shkojnë kundër. Me financat duhet të bëni më shumë ekonomi dhe të merrni masa.

Demi

Për kënaqësitë tuaj më të madhe Venusi do ua bëjë ditën të jashtëzakonshme sot. Marrëdhënia me të tjerët do jetë e ngrohtë dhe ju do ndiheni mjaft optimistë për të ardhmen. Nëse keni një lidhje do arrini t’i shprehni akoma më shumë ndjenjat dhe d ndiheni në çdo moment shumë të lumtur. Buzëqeshja do jetë mbizotëruese dhe do ju zbukurojë akoma më shumë. Ju beqarët do jeni ende të paqartë në mendime dhe nuk do besoni plotësisht tek dashuria. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do ndiheni gati të hidhni hapa. Në punë më në fund do ju aprovohet një projekt i rëndësishëm. Edhe financat do mbeten të mira.

Binjakët

Si në planin sentimental ashtu edhe në atë miqësor sot do përballeni me luftëra egosh që do ua prishin marrëdhëniet Nëse keni një lidhje nuk do merrni aq dashuri e ngrohtësi sa keni menduar kështu që shumicën e kohës do ndiheni të brengosur. Do keni edhe më shumë dyshim nëse do doni të hidhni hapa më tej apo jo. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura kalimtarë prandaj duhet të mendohen mirë nëse do hedhin hapa apo jo. Në punë nuk do e keni shumë të lehtë të vazhdoni përpjekjet ndërkohë që të tjerët rrinë, por ky është fati juaj. Në planin financiar duhet të reflektoni para se të shpenzoni.

Gaforrja

Sot do keni ide shumë të mira, por nuk do arrini dot t’i vini në zbatim sidomos në punë. Në mbrëmje priten edhe konflikte me njerëzit që keni pranë. Nëse keni një lidhje sugjeroni sa më shumë që të mundeni sepse partneri ka mundësi t’ua plotësojë shumicën prej tyre. Bëni vetëm kujdes mos tregoni sekretet tuaja tek të tjerët sepse kjo do ju sjellë debate të forta. Ju beqarët nuk do lini mundësi t’iu ikë nga duart dhe ka gjasa ta plotësojnë zemrën. Në punë mund të keni goxha debate e kontradikta me eprorët dhe do shpërqendroheni tërësisht. Me paratë tregohuni sa më vigjilentë dhe nuk do keni probleme.

Luani

Venusi do ua turbullojë disi ditën sot. Duhet ta pranoni më në fund se në dashuri asgjë nuk mund të matet dhe duhet të keni më shumë besim tek ai që keni në krah. Jeta juaj në çift do fillojnë të zbukurohet dhe të ecë drejt gjërave akoma më serioze. Do keni ide brilante edhe si ta surprizoni tjetrin. Nëse jeni beqarë përdorni algoritmin që njihni për të gjetur dashurinë sepse ai nuk do gabojë. Në punë do jeni shumë të paqartë në mëngjes, por në fakt është dita kur duhet te merrni disa vendime.

Virgjëresha

Sot do e urreni që dikush t’iu drejtojë dhe t’iu thotë çfarë të bëni. Më mirë shpreheni hapur këtë gjë dhe nuk do keni probleme. Nëse jeni në një lidhje do grindeni me partnerin sepse ai do kërkojë t’iu mbajë gjithë kohës pas vetes. Pavarësisht se ai do e bëjë nga dashuria konfliktet kanë për të qenë të forta. Ju beqarët nuk do mendoni se është momenti për të ndryshuar statusin dhe do qëndroni në qetësi. Në punë mos ja hidhni gjithë fajin vetes për problemet që do ju dalin sepse nuk do jetë ashtu. Buxhetin duhet ta mbani akoma më shumë nën kontroll për të mos pasur vështirësi.

Peshorja

Mërkuri do ju bëjë shumë të matur gjatë kësaj dite dhe gjithashtu mjaft reflektues. Nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur për rezultatet. Nëse keni një lidhje flisni sa më qartë me partnerin dhe pyeteni për disa çështje që nuk jeni të qartë. Vetëm kështu do shmangen problemet dhe mosmarrëveshjet. Ju beqarët nuk do keni dëshirë të bëni gabimet e së shkuarës dhe do jeni shume të matur me hapat. Për çdo propozim do mendoheni gjatë para se të thoni fjalën e fundit. Në punë çdo gjë ka për t’iu ecur mirë dhe në qetësi të plotë. Financat mundet edhe të tronditen pak, por ju do merrni menjëherë masat e duhura.

Akrepi

Sot do jeni luftarakë dhe do përballeni me këdo që do ju dalë përpara. Në fakt ashtu si do veproni keni për të pasur edhe probleme. Nëse keni një lidhje mos bëni gabim të harroni data të rëndësishme sepse partneri do mërzitet tej mase. Kuptojini sinjalet që do iu japë ai. Nëse ende jeni vetëm nuk do keni as sot fat për ta gjetur dashurinë, por kohën e lirë më mirë kalojeni duke lexuar. Në punë do keni temperament të fortë dhe nuk do ndaleni përballë problemeve apo sfidave. Meqë buxheti do jetë më i mirë bëhuni gati të shlyeni disa fatura.

Shigjetari

Sot gjërat do ju ecin goxha mirë dhe do merrni aprovimin për të filluar një projekt të rëndësishëm. Nëse keni një lidhje do merrni ftesa interesante nga partneri dhe në mbrëmje do kaloni momente shumë te bukura. Një darkë e menduar me kujdes, muzikë në sfond dhe zemra do rrahë shumë fort. Ju beqarët do mbështeteni shumë nga miqtë dhe do mund ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Sytë do ju shkëlqejnë sapo ta shihni atë, ndërkohë që zemra d e dijë se është ai i duhuri. Në punë do ndiheni paksa të lodhur, por nuk do e lëshoni veten. Kjo është gjeja më e mirë që do bëni. Financat vështirë se do i mbani të stabilizuara.

Bricjapi

Sot do kaloni një ditë tejet intensive dhe përgjithësisht pozitive, por nuk do mungojnë as momentet stresuese. Nëse jeni në një lidhje duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës në çift pasi po e latë pas dorë për jetën profesionale keni për t’u penduar rëndë. Nëse jeni vetëm do keni më shumë mundës për të realizuar takime nëse i dëgjoni miqtë dhe pranoni të dilni me personat që do ju njohin ata. Në punë do keni diskutime serioze me shefat dhe për ju do fillojë një etapë shumë më e begatë. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni sepse po e lëshuar dorën do ju fillojnë problemet.

Ujori

Dita e sotme duket goxha e mirë që në orët e para të mëngjesit. Ju do ndiheni më optimistë për të ardhmen dhe nuk do mendoni aspak gjëra të këqija. Nëse keni një lidhje si ju ashtu edhe partneri do bëni të pamundurën për të arritur lumturinë. Do keni imagjinatë të zhvilluar dhe durim të paimagjinueshëm. Ju beqarëve do ju plotësohen disa nga ëndrrat më të bukura dhe zemra do ju rrahë akoma më fort. Në punë do reagoni atëherë kur askush nuk do e presë dhe do arrini majat në gjithçka. As financat nuk do jenë të këqija, pavarësisht se mund të bëni shpenzime më tepër.

Peshqit

Mërkuri dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite prandaj do i shihni gjërat me më shumë optimizëm. Do ndiheni rehat dhe do i rregulloni edhe mosmarrëveshjet familjare. Nëse jeni në një lidhje mundohuni t’i kushtoni më tepër kohë dhe vëmendje partnerit tuaj pasi në të kundërt ai do fillojë të largohet dhe do ndiheni akoma më keq nga më parë. Për ju beqarët, disa pjesëtarë të familjes do kenë ndikim shumë të madh dhe do ju krijojnë kushtet e duhura për të filluar një lidhje. Në punë do i bëni gjërat me përtesë, por deri në fund të ditës do i realizoni objektivat. Në planin financiar do bëni të pamundurën ta përmirësoni situatën.