Këngëtarja Nora Istrefi u rikthye pas kaq kohësh në ekran në një rrëfim ndryshe, ku zbuloi shumë nga jeta e saj private. E ftuar në “Më Lër Të Flas”, disa kohë më parë, Nora nuk i shpëtoi pyetjeve rreth ish-bashkëshortit të saj, Robert Berishës. E pyetur se çfarë do të bënte nëse këngëtari do t’i kërkonte një rikthim, Istrefi e la të hapur si mundësi duke u shprehur: “Nuk po dua të përgjigjem.” Kjo deklaratë e Norës u konsiderua si një dritë jeshile për ndonjë rikthim të mundshëm nga ana e saj.

Mirëpo, ndonëse me vonesë, duke se Roberti i është përgjigjur në të njëjtën monedhë ish-partneres së tij. Në një fjalim në emisionin e tij “Robi Plaket Kur Don Vet”, Berisha i bëri thirrje shikuesve të mos rikthehen me ish-at.

Veç mos u ktheni me ish-at. Është si me e shit makinën dhe me pyet a e ke akoma makinën, kthema”,-shtoi moderatori.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë ishte një kunjë për Norën…

Dyshja kanë qënë të martuar për shumë vite dhe së bashku kanë një vajzë të quajtur Renee. Pas ndarjes nga Nora, Roberti ishte në një lidhje me Laureta Maqedoncin, lidhje e cila mori fund disa javë më parë.