Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë këtë të hënë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur. Burime bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, ajo pretendon se foshnja ka lindur pa jetë, ndaj edhe ajo e ka hedhur në lumë, por shton se nuk e mban mend vendin. Ndërsa i shoqi, i cili ende nuk është identifikuar me emër, pretendon se nuk e ka ditur që e shoqja po priste një fëmijë. Këtë version pretendojnë edhe familjarët e tjerë të Leta Koçit.
Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur, por ende nuk dihet shkaku se përse e hodhi në lumë foshnjën e porsalindur./