Horror në Vlorë, dhunoi bashkëshorten deri sa e la të vdekur, e moshuara dy ditë pa ngrënë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku Hatie Deliaj ka ndërruar jetë në spital pas dhunës barbare ushtruar nga bashkëshorti i saj Engjëllush Deliaj.
70-vjeçari e kishte rrahur aq shumë sa i kishte thyer nofullën, ndërsa e ka lënë dy ditë pa ngrenë. Mësohet se çifti ishin pa fëmijë, teksa i moshuari kishte një tjetër fëmije nga martesë tjetër.
Në njoftimin e policisë thuhet se i moshuari është vënë në pranga. Paraprakisht 70 vjeçarin e kanë ndaluar për dhunë në familje, por fatkeqësisht gruaja ka ndërruar jetë. Mbi të moshuarin tani rëndon akuza e vrasjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Vlorë
– arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës;