Durim Toska, ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës që u shkarkua nga detyra pasditen e së shtunës, është arrestuar nga policia.

52 vjeçari u arrestua në Pogradec për akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas policisë, ai pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.

Durim Toska u shkarkua si drejtor i burgut nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, siç u bë e ditur në një njoftim për shtyp, “duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga Durim Toska”.

Në vend të Toskës, në postin e drejtorit të burgut të Fushë Krujës është komanduar Erion Laskaj.