Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pak pasi kishte kaluar mesnata në aksin Milot-Fushë Krujë.

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë e plagosura, 34-vjeçarja Rudina Haka, duke e çuar ne 5 numrin e viktimave.

Vajza kishte dëmtime të shumta në trup si pasojë e përplasjes duke ndërruar jetë pavarësisht përpjekjes së mjekëve.