
Ndonëse arriti të krijojë një romancë të re dashurie brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’me këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj, fansat ende duan ta shikojnë Donad Veshaj në krahët e Bora Zemanit.
Kjo vihet re edhe në një postim të bërë në Instagram, Bora e cila shfaqet më elegante se kurrë e veshur me një fustan të zi, gjatë natës ‘Prime’ të ‘Përputhen’ ka marrë shumë komente nga ndjekësit.
Fansat e saj e kanë komentuar moderatoren me fjalët më të ëmbla, ku disa prej komenteve ajo i ka bërë like, madje edhe ju ka kthyer përgjigje.