Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen ka mbajtur fjalimin e parë përballë përkrahësve të saj në Francë, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale.
Kujtojmë se gara e Le Pen ishte e fortë përballë presidentit aktual Emanuel Macron, i cili fitoi një mandat të dytë për të ushëhequr Francën.
Në fjalën e saj Le Pen deklaroi se gara ishte një humbje e parashikuar, por theksoi se rezultati është ende një fitore për partinë e saj.
“Respektoj verdiktin e kutisë së votimit”, tha ajo.
Ndër të tjera bëhet me dije se Le Pen shtoi se ajo do të vazhdojë luftën e saj në politikën franceze.
Kujtojmë se kandidatja e ekstremit të djathtë kishte thënë më parë se mund të largohej nga politika nëse humbiste në zgjedhjet presidenciale.
Kjo është humbja e saj e dyë përballë presidentit aktual Emanuel Macron, e para ishte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.