Prej disa ditësh është përfolur se Beatrix do jetë pjesë e “Dance with me”, formatit rival të “Dancing with the stars” i cili do jetë nën drejtimin e Bora Zemanit dhe pjesëmarrjen e Donald Veshajt.
Madje mbrëmjen e djeshme Alketa i bëri thirrje Trixës që t’i bashkohet formatit, por duket se këngëtarja nuk ka rënë dakort, pavarësisht takimeve që ato kanë patur.
Në një postim në Instagram Beatrix ka mohuar pjesëmarrjen në këtë format.

“Për dashamirësit e mi. Falemnderit që vazhdoni dhe shprehni dëshirën çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive por ne do shihemi në forma tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Ju dua”, shkruan Beatrix.