![12E063A7-D610-456E-BB6B-88C8E5DEA9D7](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/05/12E063A7-D610-456E-BB6B-88C8E5DEA9D7-1024x642.webp)
Manchester City është shpallur zyrtarisht kampion i Premier League pas humbjes 1-0 të Arsenalit kundër Nottingham Forest.
Me këtë fitore ata shpallen për të 3 herë radhazi kampion të Premier League.
Topçinjtë e pësuan humbjen që zyrtarisht e shpall kampion Manchester Cityn, që nesër pasdite përballet me Chelsean në Etihad Stadium.
Pas javës së 37-të, Arsenali gjendet në vendin e dytë me 81 pikë, katër më pak se Citizens që kanë tri ndeshje më pak të luajtura.
Kjo është hera e parë që pas 20 vitesh Arsenali i afrohet aq afër titullit kampion që në sezonin 2003-2004.
Në anën tjetër, Pep Guardiola ka fituar pesë tituj të Premier League në gjashtë sezonet e tij në Angli ndërsa ky është i treti radhazi me Man City.