Nëse do ta krahasoni Hygerta Sakon me atë të Miss 1995, me siguri nuk do të gjeni ndonjë ndryshim të madh. Nëse pak kohë më parë do të vinim re vetëm disa kilogramë më shumë, tani që bukuroshja e njohur e ekranit është më në formë se asnjëherë më parë, edhe ato i ka lënë në të shkuarën. Dhe është fiks sa atëherë… kur ishte vetëm 18 vjeç dhe u kurorëzua më e bukura e Shqipërisë.

Së fundmi, moderatorja ka vizituar Dubain nga ku ka publikuar edhe disa foto mjaft joshëse që më shumë se gjithçka fshehin moshën e saj, 42 vjeçare.

Mami i nje vajze, Hygerta ka mahnitur rrjetin me keto postime te fundit.