Shtëpisë më të famshme në Kosovë “Big Brother VIP Kosova” i është bashkuar edhe aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku që ndryshe preferon të njihet edhe si Victoria. Ajo është një personazh i frymëzuar nga seriali i famshëm “Hot in Cleveland”. Victoria në këtë serial është një aktore në mesmoshë që kërkon me çdo kusht të jetë në qendër. Victoria që luhet nga Edoni, është pak a shumë Victoria e “Hot in Cleveland”, por që jeton në një realitet krejt tjetër, në Prishtinë.

Përformanca e tij që theu tabu u përfol gjithandej, por banori i ri thotë se ai është i lumtur dhe krenar që po prezanton artin e tij.

Ndër të tjera, ai tha se përkrahjen më të madhe e ka nga familja, sidomos nëna dhe nga e dashura e tij.

Ai gjithashtu thotë se e dashura e tij e ka mbështetur në çdo hap. “Për shumë gjatë kam veshur teshat e saj derisa kam filluar t’i kisha të miat”, tha ai për të dashurën.