Artan Tafani është kryefjalë në Shqipëri në ditët e fundit pasi pranoi që të bëhet nga bashkëpunëtor i krimit tek i penduar i drejtësisë. Ai ka treguar deri tani gjashtë vrasje, katër në Shqipëri dhe dy në Greqi, por edhe atentate me tritol, vjedhje, kërcënime, etj.
Tafani është nga Lushnja, ashtu sikur shefi i tij Laert Haxhiu, që tani ndodhet i arrestuar në Greqi. Emrin e parë e ka pasur Marjus. Jeta e tij, do të merrte një rrjedhë të frikshme me vrasjen e të atit në 97’ në sytë e tij.
Ishte fëmijë kur babai iu vra para këmbëve, në zemrën e tij u mboll fara e hakmarrjes. Pas kësaj ngjarje, së bashku me të ëmën do të largoheshin për në jug, për t’u kthyer sërish në 2010 në Lushnjë dhe aty u bashkua me Laert Haxhiun me një të shkuar të ngjashme.
Të dy, do të kryenin në vitet e mëvonshme masakrat e përgjakshme që vetë i tregoi. Ai u arrestua pas grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir dhe më pas iu tregun në tavolinë provat se kishte qenë pjesëmarrës në një vrasje në Peqin.
Në këtë moment përballë faktit se mund të dënohej përjetë pranoi që të tregonte krimet dhe shokët për të fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë që do të thotë se do të përfitojë lehtësi.