Në xhirimet e “Po Vjen”, bashkëpunimit më të ri mes Ingrit Gjonit e Indrit Milkës, spikat ambienti me qirinj në një shtëpi të vjetër.

Shandanët e artë shkrihen me veshjet skenike të këngëtarëve që kanë zgjedhur ritmet ballkanase të gërshetuara mirë me modernen. Gjatë intervistës së tyre në “Rudina”, ndërsa ndalen edhe te skenografia e klipit, dy këngëtarët nuk lënë pa përmendur një incident të lezetshëm gjatë xhirimeve.

Rudina Magjistari: Ku është xhiruar, në Tiranë apo në Shkodër?

Ingrit Gjoni: Është xhiruar në Tiranë, një shtëpi që normalisht është e braktisur, pa dritare, pa dyer. Donim antiken që kishte.

Rudina Magjistari: Ju la njeri të hynit brenda?

Ingrit Gjoni: Po, në fakt, në mes të xhirimit i doli pronari. Ishte një burrë me biçikletë që thoshte “ç’doni në pronën time?” dhe i thoshim “xhaxhi, 5 minuta do xhirojmë e do ikim”. Ishte shumë me nerva xhaxhi kur ne xhironim. Po bërtiste.

Indrit Milka: Pak, sa doli Ingriti u zbut pastaj.

Rudina Magjistari: Po kur të pa ty, çfarë tha?

Ingrit Gjoni: Iku me nerva, i hipi biçikletës dhe iku.