Këtë  javë që po lemë pas këngëtari Luiz Ejlli tregoi brenda shtëpisë së Big Brother Vip se ai prej një kohe të gjatë ka ushtruar detyrën e noterit, mirëpo më pas ai dorzoi vulat duke mos dhënë më tepër detaje.

Në lidhje me këtë deklaratë të Luizit ka reaguar edhe Dhoma e Noterëve të cilët kanë bërë me dije se banorit të Big Brother i është hequr licensa në vitin 2021 pasi për një periudhë të gjatë kohore ai nuk e kishte hapur zyrën.

“Luizi vazhdoi punën nga 2013 deri në 2021. Kishte një periudhë kohë të vazhdueshme që nuk kishte hapur zyrën. Adresën që ka dhënë Luizi ishte një adresë që nuk ka egzistuar më. Urdhëri ka qenë për heqjen e licensën”, thanë ata.

Gjithashtu, ata bënë me dije se në vitin 2018 Luizi kishte bërë një kerkësë në Dhomën e Noterëve ku kishte kërkuar një shumë monetare për arsye shëndetësore.

“Mu duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë, në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Ka qenë viti 2018, maj a qershor Luizi ka qenë noter. Kërkesa më është dërguar mua dhe thotë “Unë Luiz Ejlli noteri i anetarësuar pranë Notërëve në Tiranë parashtroj kërkesën time lidhur me akordimin e një fondi të arsyeshëm nga Dhoma e Noterëve në Tiranë si një noter në vështirësi financiare për arsye probleme shëndetesore dhe të ardhrua të pakta nga puna”

Nuk ka cilësuar as tumor dhe as jo tumor. Atëherë lekët i kanë kaluar pasi u mor vendimi, të gjithë anëtarët votuan në unanim ja kam kaluar pastaj lekët në llogarinë e tij. Ka qenë i pari dhe i fundi që dikush ka kërkuar ndihmë financiare për arsye shëndetësore”, shtuan ata.