Moderatori Edi Manushi ka një personazh që do të donte ta intervistonte. Në një intervistë për “E diell”, ai tha se do të donte të intervistonte zonjën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berishën, pasi sipas tij ka një jetë shumë interesante.
E shtoi se kishte nisur dhe përgatitjet duke i futur, sipas tij dhe një “mik të fortë”. Bëhet fjalë për të dashurën e djalit të familjes Berisha, Armina Mevlanin, e cila gjithashtu është moderator në të njëjtin television.
PYETJE: Kë nga rubrikat bën më me qejf?
Edi Manushi: Galerinë.
PYETJE: Kush është personazh që do të kishe tek galeria?
Edi Manushi: Liri Berishën. Ka një jetë personale shumë interesante, ka pasur shtëpinë tek rruga Fortuzi. I kam futur një mik shumë të fortë…Arminën.