Jennifer Alcani, vetëm 13-vjeç, ndërroi jetë të enjten pas 7 ditëve në koma. E mitura mbeti e plagosur rëndë pas një aksidenti automobilistik.
Miqtë dhe familjarët i kanë dhënë lamtumirën duke e përcjellë 13-vjeçaren në banesën e saj të fundit.
Sipas mediave italiane, ishte Don Bortolo, i cili udhëhoqi meshën për të, përcolli një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
“Jeta nuk është një video në rrjetet sociale. Jeta është unike, ju duhet ta vlerësoni atë. Ju duhet ta bëni atë të mrekullueshme. Lumturia nuk qëndron në pamjen, në konsensusin e shoqërisë, tek ndjekësit apo pëlqimet. Ne duhet të mësojmë të dallojmë realen nga virtualja. Lumturia qëndron në ndërtimin e dashurive të vërteta dhe të sinqerta,”, tha ai, duke iu referuar videos që e reja kishte hedhur në rrjetet sociale.
Mesazhi i prindërve:
“Kam nevojë për një përqafim. Kam nevojë vetëm për përqafimin tënd. Është e vështirë për mua ta pranoj këtë, por e gjej forcën në dashurinë e pafundme që më dhe. Ishe shumë për mua, ishte shumë për ne, ishe shumë për çdo kënd. Ishe një forcë e natyrës.
Në këto ditë kur çdo gjë po thyhet në mes, je e vetmja që më jep forcë, që më bën të rezistoj. E di që je këtu. E di që nuk më ke lënë, që më mbron. Zemra jote ndaloi së rrahuri, por e imja s’do ndalojë kurrë së kërkuari ty. Do jetosh përjetë brenda meje dhe babit tënd.
Nëse do të të shikoja edhe për pesë minuta do të të thosha faleminderit. Faleminderit që jeton brenda meje. Ylli ynë i vogël, vdekja mund të na ndajë fizikisht, por kurrë zemrat tona,” ishte mesazhi i prindërve të të ndjerës.
Pasi u largua nga Bazilika e San Nicolòs, Jenny u dërgua në banesën e saj të fundit me duartrokitje dhe me dhjetra tollumbace të bardha dhe rozë.
Po ashtu në sfond u vendosur edhe këngë “Capo Plaza”, të cilën kishte në sfond edhe videoja e fundit e publikuar nga e mitura shqiptare.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në agim, kur Jennifer kishte dalë pa leje nga shtëpia për t’u takuar me 2 miqtë e saj.
Ajo u takua me Massimon, 22 vjeç nga Lecco, i cili drejtonte makinën edhe pse ishte i dehur, dhe Michele, 19 vjeç nga Malgrate.
Të dy nuk i njihte shumë mirë sepse vetëm sa i kishte njohur në rrjetet sociale dhe kishin qenë bashkë disa herë në disko.
Drejtuesi i mjetit po i jepte makinës me 150 km/h dhe për shkak se ishte i dehur humbi kontrollin dhe u përplas me një mur betoni.
Massimo dhe Michele mbijetuan. Xheni jo. Tani 22-vjeçari është në hetim për vrasje.