Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo. Eva Tavo do të prehet në varrezat e Jorgucat të Gjirokastrës.

24-vjeçarja, humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. E reja ishte pasagjerë në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit.

Mjeti me targa shqiptare, drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet V.M., doli nga autostrada “Nënë Tereza” në fshatin Laskarci.