Shumë debate u hapën nga një batutë në dukje “e thjeshtë” e Ermal Mamaqit kur ai ishte i ftuar në Big Brother Vip.
Ai tha se do të bënte pjesë të sezonit të dytë të serialit H.O.T Borën, ndërsa Donaldi ja ktheu batutën, gjë që nuk i pëlqeu aspak Beatrixës, e cila më pas nuk pranoi të shkonte në shtëpi.
Gjatë intervistës në “ABC-ja e mëngjesit”, Ermali tha se gjithçka ishte në kuadrin e shakasë, ndërsa lumi i komenteve ka ardhur nga fansat e Donaldit të cilët kanë menduar se e kam sulmuar.
”
Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal,” tha Ermali.
Ai sqaroi se nuk ka kontaktuar fare me Beatrixën.
“Trixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen që, në kuptimin e mirë të fjalës po e them, të llastohet. I shkon ky por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti kundrejt meje”, tha Ermali.
Ndërkaq, kur u pyet a do të jetë Bora vërtetë në serialin e tij, ai u përgjigj me shaka se i është rritur tangërlliku dhe çmimi prej vëmendjes që ka marrë.