
Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, është rrëfyer historia e Gëzimit, i cili është birësuar nga dy prindër, pasi nëna e tij biologjike e ka braktisur.
Pasi ka dëgjuar mesazhin e dy prindërve të tij birësues, të cilët e lanë të lirë nëse do të donte të kërkonte familjen e tij biologjike, moderatori Ardit Gjerbea ka zbuluar se stafi ka gjetur nënën e tij biologjike.
Ai shpjegon se gruaja që e ka sjellë në jetë ka krijuar një jetë të re, është martuar, ka fëmijë dhe jeton në Shqipëri.
Por nuk është gati që të takojë Gëzimin, pasi familjarët e saj nuk e dinë që ajo më parë ka patur një fëmijë, Gëzimin.
Por Arditi e ka siguruar që do të ketë një takim mes Gëzimit dhe nënës së tij biologjike.
“Ajo ka krijuar një familje të re dhe as bashkëshorti dhe as familjarët nuk e dinë.
Janë histori dashurie që nuk kanë përfunduar mirë.
Momenti ka qenë shumë tronditës për të. Askush nuk e di këtë histori.
Megjithatë ajo jeton diku në Shqipëri dhe sigurisht ka dëshirë të takojë ne do të krijojmë një mundësi takimi me të.
Nëna jote biologjike ka një familje është e martuar ke një vëlla, motër.
Respektojmë dëshirën dhe vendimin e saj por të paktën do ta takosh”, tha Arditi.