
Sindi Loci që kur u bë pjesë e “Për’puthen”, mori gjithë vëmendjen dhe u komentua shumë në rrjet.
Shkak u bë edhe deklarata e saj që ditën e parë në emisionin e dashurisë, ku tha se ishte e virgjër. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku shpesh herë poston dhe foto nga më provokueset.
Së fundmi, Sindi ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një palë ‘sutjena’ dhe pantallona. Teksa imazhi në fjalë kanë marrë shumë pëlqime dhe komplimente të shumta, ka pasur ndjekës që e kanë kritikuar.
“Të raft pika ty ishalla se le nam aguridhe ngele ti”, i ka shkruar një ndjekëse, të cilës Sindi iu përgjigj por duke e mallkuar
“Qyqja mi, t’vdekt fëmija mi se mjerë ai ça none negative paska… Robi në punë të vet, vjen edhe të mallko ti, hej Zot”,- shkroi ajo.

Më tej një tjetër i kundërpërgjigjet komentit të ish-konkurrentes ku i thotë: “Ç’ke me fëmijën o debile femër”.
Ndërsa Sindi sërish nuk ia përton: “Pse mi unë s’jam fëmija i dikujt. Ça robsh jeni”.