Sindi Loci që kur u bë pjesë e “Për’puthen”, mori gjithë vëmendjen dhe u komentua shumë në rrjet.

Shkak u bë edhe deklarata e saj që ditën e parë në emisionin e dashurisë, ku tha se ishte e virgjër. Ajo poston herë pas here foto të ndryshme në “Instagram” dhe bën biseda virtuale me ndjekësit e saj.

Së fundmi, Sindi ka postuar një video ku shfaqet shumë provokuese me një veshje ngjyrë të kuqe. Teksa imazhet në fjalë kanë marrë shumë pëlqime dhe komplimente të shumta, ka pasur ndjekës që e kanë kritikuar. Disa fansa mendojnë se ajo ka ndryshuar shumë që pas pjesëmarrjes në “Për’puthen”.

“E tmerrshme je Sindi, të paktën mos e luaj të moralshmen këtu”, i ka shkruar një ndjekëse, të cilës Loci ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.

“Pse moj znj. INJORANCE morali shihet tek veshja??? Shko gjej ndonjë skandal për mua nëse do gjesh dhe atëherë flit për moralin tim… dyshoj se do gjesh gjë se një femër me karakter dhe moral gjithmonë e tillë do ngelet pavarësisht zhulaqeve si puna jote që duan ta njollosin… E vërteta ngelet e vërtetë”, i është kthyer ashpër ish-konkurrentja e “Për’puthen”.