Rozana Radi dhe partneri i saj Shpëtimi kanë një lidhje prej 10 vitesh, por disaa muaj më parë u përfol se çifti ishte ndarë.

Ishte vetë këngëtarja e cila iu tha fund këtyre thashethemeve,  duke thënë se çifti vazhdojnë shumë të lumtur bashkëjetesën e tyre. Së fundmi  Rozana zbuloi  për “Ora News”çmenduritë që bën për partnerin e saj.

Ester Bylyku: Më thuaj të vërtetën, a ia kontrollon telefonin fshehurazi ndonjëherë partnerit?

Rozana Radi: Gjithmonë, gjithmonë, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem.

Ester Bylyku: Pse? Ke kapur ndonjë gjë që nuk i beson?

Rozana Radi: Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t`ja kontrolloj. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë  di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithësesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh).