Burg me afat 20 ditor ka vendosur Gjykata e Tiranës për Jetnor Zhabolin, i cili mbante të izoluar gruan dhe fëmijët e tij prej një vit.
Prokuroria kishte kërkuar 30 ditë heqje lirie, deri në daljen e aktekspertizës ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor për 35-vjeçarin.
Në seancë, avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri ne rezultatet e akt-ekspertizës.
Jetnor Zhaboli, para togave të zeza ka pretenduar se gjithçka e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi pasi kisha frikë për ta.