Zbardhet identiteti i 40-vjeçarit që për disa orë terrorizoi një lagje te Shkëmbi i Kavajës, duke qëlluar me armë nga pallati, ndërsa mbante peng dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Gazeta Jonë mëson se bëhet fjalë për shtetasin Aleks Marku, nga Lezha.

40-vjeçari mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç, në banesë.

Me ndërhyrjen e RENA-s, pas disa orësh negociata, 2 fëmijët janë liruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai i tyre u vu në pranga.