“Do të shkoj për të mos u kthyer kurrë më…”, ky është titulli i poezisë së  Sokol Oldashit, i cili është rikthyer mëngjesin e sotëm nga nëna e tij Kozeta Mamaqi. Teksa publikon këto vargje, ajo ka pasur e një mesazh të ndjerë për birin e saj që sot nuk jeton më, disa fjalë të ndjera ashtu si çdo nënë do shkruante për djalin e saj, thelbi i së cilës është ndjeja e mallit që ndjen ende për të.
“Shpirti im , gjithçka e parandjeve, sepse e njihje jetën gjer në kapilare. E njohe të mirën dhe të keqen që kur ishe filiz dhe ndjeve e provove aq  shumë dhimbje … Ike për të më lënë mua me shpirt të vrarë e mall pafund për ty, i miri im…Sa mall shpirt…Ike për të mos u kthyer, ndërsa unë pres, pres , pres…Të dua shumë…”, shkruan nëna e tij.

poezia:

Larg do të iki.
Larg kohës,
Larg tingullit,
Larg dritës,
Larg jetës.

Në inekzistencën
E çastit,
Qetësisë,
Errësirës,
Në abstraksionin e humbjes,
Për të mos kuptuar asgjë
Nga ligësia juaj naive,
Nga hipokrizia e lindur.