Është zbardhur dëshmia e 17-vjeçarit italian, i cili vrau një 42-vjeçare me origjinë rumune, pas takimit intim që kishin pasur së bashku. Autori i vrasjes së Maria Campai, kishte kërkuar në internet, se si të fshihte një trup, dhe kjo sipas prokurorisë vërteton se ai e kishte kryer krimin me paramendim. I riu kishte deklaruar fillimisht se e kishte vrarë gruan me origjinë rumune, pasi ajo i kishte kërkuar shumën prej 200 eurosh, për të kryer marrëdhënie seksuale.
Të dy ata kishin rëndë dakord për takimin online, i cili u krye në shtëpinë e tij, në garazhin e makinës që ishte shndërruar në palestër. Por më pas i riu ka ndërruar versionin për motivin e vrasjes, duke thënë para hetuesve, se donte të ‘zbulonte se si ishte të vrasësh’. Dhe gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendimi. 17-vjeçari (për një muaj do të mbushë 18 vjeç) u shfaq në rrjetet sociale me një foto të Batman-it të luajtur nga Robert Pattinson. Por sipas hetuesve, e vetmja gjë që ishte e paqartë ishin planet e tij. Sipas asaj që raporton La Stampa, në fakt, djali kishte gjetur Maria Campai-n falë një reklame që gruaja kishte lënë në Bakeca, një nga faqet e ndryshme ku ajo ofronte marrëdhënie seksuale për klientët e saj.
Maria Campai, me origjinë nga Rumania, jetonte në Parma me motrën e saj, por shpesh zhvendosej në Toskanë, ku jetonin fëmijët dhe ish-bashkëshorti i saj. Ndërsa 17-vjeçari cilësohet për gazetën torineze si “djalë i rezervuar, por shumë i sjellshëm dhe i disiplinuar” nga pronari i palestrës Viadana. Një i ri që “kurrë nuk ka hapur probleme”, dhe që pas mësimeve në institutin teknik në qytetin e Mantuas, kohën e lirë e kalonte duke u stërvitur në palestër apo në garazhin e shtëpisë.
I riu, sipas rikonstruksionit të hetuesve, kishte lënë takimin me viktimën në cep të rrugës ku banonte dhe gruaja ishte shoqëruar nga motra dhe i dashuri i saj. Pas raportit intim që ata kanë pasur së bashku, ai e ka goditur në kokë viktimën, dhe më pas e ka mbytur. Falë fizikut të tij të stërvitur, 17-vjeçari nuk e ka pasur të vështirë për ta dërguar trupin në një banesë të braktisur, ku u gjet pas një jave kërkimesh nga policia.