Është e pamohueshme që vera shpesh shoqërohet me kërkimin e dashurisë ose të paktën me aventurën klasike të verës.
Me sa duket, shkenca mund të shpjegojë se si dhe pse ne të gjithë kemi më shumë “oreks”

•Nëse në verë na pëlqen më shumë intimiteti, fajin e ka dielli
Rrezet e diellit shkaktojnë rritjen e niveleve të oksitocinës dhe serotoninës, të cilat nga ana tjetër mund të përmirësojnë disponimin tuaj dhe t’ju bëjnë të ndiheni më energjikë dhe të gjallë.

•Ne ndihemi më mirë me veten
Shpesh gjatë muajve të verës përpiqemi të ushqehemi shëndetshëm dhe të luajmë sport: të dyja këto gjëra i japin një shtysë dëshirës intime.
Si? Në përgjithësi, stërvitja është një nga mënyrat më efektive për të rritur dëshirën për marrëdhënie intime.

•Është një çështje kimie
E kemi thënë që në verë është më e lehtë të kesh kohë të lirë, dhe t’i shijosh disa orë në shoqërinë e miqve.
Pra, jo vetëm që kemi më shumë mundësi për të flirtuar, por mundësia për të qenë në shoqëri dhe për të marrë pjesë në takime shoqërore na bën të relaksohemi automatikisht.