Shqipëria ndodhet nën valët e të nxehtit afrikan prej më shumë se 10 ditësh. Temperaturat e larta do të vijojnë të mbizotërojnë në vendin tonë edhe përgjatë javës aktuale.
Por ndryshe nga dita e sotme, duke nisur nga e marta, temperaturat në vend pritet të pësojnë një ulje të lehtë sa i përket vlerave maksimale.
Pas 4 ditësh ku në Shqipëri në disa qytetet të caktuara temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë celcius, duke nisur nga dita e nesërme do të pësojnë një ulje të lehtë prej 2 deri në 3 gradë sa u përket vlerave maksimale.