Masat ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme do të dominojnë të gjithë territorin shqiptar për gjatë gjithë 24-orëshit, ku në orët e para të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, në orët vijuese parashikohet që të ketë kalime të pakta vranësirash në zonat malore dhe të ulëta. Bregdeti do të mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 16 gradë Celsius deri në 39 gradë Celsius.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.