
Historia e dhimbshme e aktores Arjola Demiri ka qënë jo pak herë në qendër të mediava.
Ajo brenda shtëpisë së “Big Brother” ka folur gjithmonë për vështirësitë që ka kaluar dhe problemet me ish-bashkëshortin.
Mirëpo, kush është ish-bashkëshorti i Arjolës i cili është përmendur kaq shumë herë gjatë kohëve të fundit?
Ish-bshkëshorti i Arjolës është Ajax Boshnjaku. Një emër jo pak i njohur për mediat në botën e krimit. Ai është prezantuar për herë të parë për mediat në tetor të 2018, kur ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.