Një incident ka ndodhur në Komisariatin e Elbasanit. “Gazeta Jone” mëson se një i ri i ka vënë flakën Komisariatit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18.30, shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Elbasan, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse te zyra e informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan, të cilën e ka ndezur dhe është larguar me vrap.

Efektivët e Policisë menjëherë kanë fikur zjarrin dhe kanë kapur autorin e dyshuar i cili, nga veprimet paraprake dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve procedurale për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.