Ashtu sikurse paralajmëroi mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, episodin e sotëm të podcast-it “Flasim”, e zhvilloi me fituesin e bashkisë së Shkodrës Benet Beci dhe fituesin e BBV Luiz Ejlli.
Nga fëmijëria, jeta personale dhe karriera, Rama intervistoi “Blu Brathërs” siç i cilësoi ai për rreth 45 minuta.
Luiz Ejlli përsëriti edhe një herë mirënjohjen e tij ndaj Benet Becit që e ndihmoi në periudhën më të vështirë të jetës së tij, dhe theksoi se Shkodra për herë të parë ka zgjedhur me tru dhe jo me zemër.
Gjatë bisedës Luizi kur u pyet për vizën amerikane, u përgjigj duke qeshur se “nuk është non grata” dhe kunji edhe pse jo drejtpërdrejt shkon për “idhullin” e tij, Sali Berisha.