Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e djeshme për anëtarët e rinj të Kryesisë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha duke ngushëlluar anëtarët që nuk arritën të zgjidheshin në kryesinë e Foltores.

“Ngushëllime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udhëheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolën të zgjidhen në kryesinë e Foltores!
Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty. “Vota e lirë” do përsoset edhe më e uruara. Ajo do të “rithemelohet”!”, shkruan Gjekmarkaj.