Në shtëpinë e çiftit të njohur të këngëtarëve, Mihrje Braha dhe Naim Abazi, ka pasur festë. Ata kanë fejuar djalin e tyre.

E si pasojë e këtij rasti të veçantë, ata kanë organizuar një festë madhështore për djalin e tyre Platori dhe të fejuarën e tij e cila quhet Tringa.

Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se festa është mbajtur mes familjarësh dhe miqsh ndërsa Mihrija i ka kënduar çiftit në vallëzimin e tyre të parë.

Djali i këngëtarëve ka qenë në një marrëdhënie me Trigën prej një kohe të gjatë dhe kurorëzimi i fejesës erdhi surprizë për publikun.

Eventi pati shumë të ftuar dhe u zhvillua në një nga sallat e dasmave në periferi të Prishtinës. Burime për Prive.al kanë mundësua pamje nga festa ku kane treguar edhe se kjo feste ka bashkuar edhe dy kengetaret e famshme, Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli të cilat janë në konflikt prej kohesh.

Kengetaret nuk kanë shkembyer asnje kontakt edhe pse prane njera-tjetres.