Një ditë më parë, çifti i këngëtarëve të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë festuar fejesën e djalit të tyre, Platorit. Ata kanë organizuar një festë madhështore, ku përveç familjarëve nuk munguan as personazhe të shumtë publikë. Vetë Mihrija që i ka kënduar çiftit në vallëzimin e tyre të parë.

Pas festës, këngëtarja postoi dhe disa foto të djalit me të fejuarën: “Urimeee fejesa dy zemrat e mia! Zoti ju bekoft Plator & Tringa”. Nuk kanë munguar as urimet e shumta nga ndjekës dhe personazhe publikë. “Urime fejesa e djalit Mihrije &Naim,u trashegofshin”, ka shkruar Remzie Osmani.

“Urime Miki & Naim fejesën e Platorit, shëndet, gzime e jetë të gjatë paçit së bashku”, shkruan Edona Llalloshi.