Dy motrat e aktorit shqiptar Florind Belliu, që synojnë të marrin kujdestarinë e fëmijëve që la pas ai dhe bashkëshortja e tij, kanë organizuar një peticion online ku kërkojnë ndihmë për të mbledhur 50 mijë euro për të ndihmuar fëmijët e mitur të çiftit.

Deri më tani ato kanë arritur të mbledhin falë donacioneve të 227 personave, mbi 28 mijë Dollarë. Teksa në peticion kanë publikuar një foto prekëse të familjes që tashmë është shkatërruar, ku dy djemtë e mitur kanë mbetur pa prindër.

Çifti Ornela Shehi dhe Florind Belliu lanë pas dy djem të mitur (6 e 2 vjeç), Schëibe dhe Rayan.

“Jam e sigurte qe te gjithe jemi ne dijeni se cfare ndodhi me prindrit e Schëibe dhe Rayan
Florind Belliu dhe Ornela Shehi u hodhen nga kati i gjashte i apartamentit ku jetonin
Familjaret jane te derrmuar dhe te gjithe na ka vrare kjo tragjedi
Lane mbrapa 2 femije kaq te bukur qe ju shemb bota. Femijet kane vetem 2 halla ketu
Ne Nuk mund tja u rikthejme prinderit por ju lutem ti ndihmojme ti rrisin kta 2 engjej te mos ju mungoje gje dhe te marin kujdestarine e femijeve”, shkruhet në peticion.