
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin Skënderbej i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Ai i është bashkuar ministrave socialistë të cilët janë pozicionuar në një pjesë të sheshit, duke ndjekur nga afër koncertin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me Shqipërisë dhe SHBA.
Rama ka takuar disa nga ministrat dhe është vendosur në krah të tyre për të ndjekur performancat e artistëve.