Taulant Balla, politikani që eksitohej në krahët e Edi Ramës, duket se i ka dhënë lejen e tij familjarëve që ta lëshojnë dorën në gjërat e luksit, pasi ka marrë garanci që askush nuk e heton, ka bërë çka bërë gjithë këto vite në pushtet.

Politikani mavi, të cilin Rama e transferoi për riedukim në Fier, dilte për shopping në Austri, pasi në Shqipëri, produktet nuk janë aq firmato sa duhen.

Gruaja e Taulant Ballës, Iris Pekmezi, ajo që ishte dashuruar marrëzisht me djalin nga Librazhdi se ishte i pashëm, ka filluar pushimet në jug të vendit. Ajo ka zgjedhur që të pushojë në Sarandë, por që të duket që nuk është në shtresën e qytetarëve të thjeshtë, Pekmezi ka shpenzuar ca si shumë në shapka dhe kapele, ato që shqiptarët në shumicën e rasteve i blejnë në tregjet më të

Avokatja me bekimin e burrit, ka zgjedhur firmën e shtrenjte Balenciaga dhe ka kombinuar kapelën me shapkat.

Nga një kërkim i thjeshtë, rezulton se kapelja e gruas së Taulant Ballës kushton 450 dollarë, ndërsa shakpat 395 dollarë.

Thënë shkurt, Pekmezi i bën karshillëk shqiptarëve me shapka dhe kapele në vlerën gati një milion lekë, për të mos përmendur bizhuteritë e saj në dorë, që kapin shifra të frikshme dhe të pamenduara nga shqiptarët e thjeshtë.

Megjithatë, përsa kohë, ajo të ketë bashkëshortin dhe eksitimin e tij në krahët e Ramës, Pekmezi mund ta lëshojë dorën edhe më shumë.

Jepi drejtim zonjë!