Balerini i njohur, Ilir Shaqiri ka treguar gjithmonë se me të bijën, Emily ka një marrëdhënie të ngushtë.
Së fundmi, ai ka zbuluar se ajo për herë të parë i kishte treguar se pëlqen një djalë.
“Teksa drekonim më tha dua të të them një gjë. Më rrahu zemra fort. Më tregoi se pëlqen një djalë, kjo ishte hera e parë që e bën një gjë të tillë”, tha Iliri.
Ndërsa, më tej shtoi se për gati 10 minuta nuk kishte folur me të bijën, por më pas e kishte pyetur dhe kishte mësuar se djali që ajo pëlqen është aktor dhe e ka njohur nëpërmjet një shoqeje.