Nga 1 ne 10 sa mundësi ka që emri i vajzës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt që do vijë së shpejti në jetë të jetë Aria?

Një koment i Ilir Shaqirit në postimin e fundit të moderatores ka marrë gjithë vëmendjen. Arbana ndodhet në Bogë, një kabinën që Eduart Grishaj i ndërtoi në mal vitin e kaluar bashkë me regjisorin dhe djalin e tyre Diellin. Ajo ka postuar disa foto nga natyra me të birin teksa ka shkruar: “Jeta e thjeshtë”.

Ndërkohë balerini i ka komentuar duke shkruar: “Aria” dhe ka vendosur emojin e dy këmbëve që përdoren zakonisht për ardhjet në jetë të bebeve.

Ai dhe Arbana kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë pas mbarimit të “Big Brother VIP” dhe shkëmbejnë shpesh komente.

Fundjavën e kaluar Arbana bashkë me partnerin e saj ishin në dasmën e fituesit të BBV. Kështu, nisur nga raportet e tyre ndoshta moderatorja mund t’i ketë thënë emrin e të bijës duke qenë se ditët e sotme emrat zgjidhen muaj apo edhe vite përpara ardhjes në jetë të fëmijëve.

Vlen të theksohet se Aria do të thotë “këngë” ose “melodi” në italisht. Por nuk e bëjmë dot lidhjen e kësaj domethënie me fotot e Arbanës, ndonëse komenti mund edhe most ë ketë aspak lidhje me emrin e vajës së Arbanës. Për më tepër, Arbana nuk i ka kthyer përgjigje.