Mikela Pupa dhe Erion Kukaj janë një ndër çiftet të cilët dolën së bashku nga “Për’puthen” në këtë sezon.

Së fundmi ata janë përfolur se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Kjo gjë u vu re në profilet e dy ish konkurrentëve të cilët kanë fshirë postimet e tyre me njëri-tjetrin por vazhdojnë të ndiqen ende në ‘Instagram’.

Duket se këto spekulime i kanë tërhequr vëmendjen Erionit i cili së fundmi ka postuar në ‘InstaStoryn’ e tij lajmin e ndarjes së këngëtares Shakira me futbollistin Pique.

Krahas postimit ish konkurrenti shkroi: “Na kanë ngatërruar”, duke i shtuar dhe disa emoji duke qeshur.

Me këtë veprim ai la të nënkuptohet se lajmi i ndarjes nga Mikela nuk është i vërtetë. Madje dhe vetë ish konkurrentja ka postuar një video gjatë momenteve të takimit në programin e dashurisë ku shfaqet së bashku me Erionin.