Fituesi i Big Brother Vip 1, Ilir Shaqiri ka zbuluar se banori i preferuar i BBV 2 është Luiz Ejlli.

Gjatë një interviste, balerini dhe koreografi është shprehur se ai është në krah të personazhit që e preferon e gjithë Shqipëria.

“Vjet ishte njëshi dhe njëshi është njëshi. Numrat që do të vijnë në vijim secili do të ketë rëndësinë e vetë padiskutim, sic edhe çdo banor dhe fitues. Banori që e ka gjithë vëmendjen, nuk e them unë e thotë Shqipëria është Luizi. Unë jam me atë që janë shqiptarët. Ka disa vetë që më pëlqejnë aty, por Luizi është më i veçanti”, u shpreh Iliri.