Orgesa Zaimi është një ndër konkurrentet në “Dance Albania”. Këngëtarja ka treguar zënkën që ndodhi në prapaskenë me Luiza Gegën e cila më pas vendosi të largohej nga spektakli i kërcimit.
Luiza arrti të fitonte kupën e mbrëmjes në ‘DA’ por kur vajzat ndodheshin në prapaskenë, sportistja dëshronte që trofeun ta merrte Orgesa.
E ftuar në programin “Rudina”, Zaimi tregoi se ato patën një ‘debat’ pasi këngëtarja nuk e pranonte kurrësesi. Ajo theksoi se largimi i Luizës ishte një surprizë për të gjithë dhe ajo kishte krijuar një lidhje të fortë me sportisten.
“Unë i thashë nuk e pranoj kupën, nuk dua, dhe u zumë kështu që jo merre ti, sikur po paguanim kafe. Nuk e dua, e meriton ti. Unë u mërzita shumë që Luiza u largua. Ne nuk e prisnim, sepse ishte surprizë për të gjithë ne, edhe për ne konkurrentët. Nuk na kishte thënë absolutisht. Unë u lidha shumë me Luizën, është një vajzë e shkëlqyer, jam shumë me fat që e kam njohur dhe shpresoj që kjo miqësi të nisë tani dhe të vazhdojë edhe në vazhdimësi”,- tha këngëtarja.