Adelina Tahiri është shpallur fituese e spektaklit të kërcimit “Dance Albania” në TV Klan. E emocionuar këngëtarja falenderoi për mbështetjen dhe tha se ëndrra e saj u realizua.
“Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”, tha Adelina.

Adelina në finale konkurroi me Cindyn dhe Melisën. Melisa u eliminua e para dhe në fund mbeti Adelina e Cindy.  Diferenca e votave midis dy konkurrenteve ishte e ngushtë pasi luftohej vetëm për një përqindje fare të vogël që arriti ta fitojë Adelina.